Aktualitet

Burri nga Kosova fiton betejën me Zvicrën në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut

Burri nga Kosova fiton betejën me Zvicrën në Gjykatën

Një shqiptar nga Kosova ka fituar betejën me shtetin e Zvicrës në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kosovari, ishte shpallur fajtor për përdhunim në vitin 2003 dhe Zvicra kishte refuzuar që t’i rinovonte lejeqëndrimin.

Ai ka ankimuar rastin në Gjykatën e Strasburgut, bazur në nenin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut thotë njëzëri se dëbimi i kosovarit me iniciale I.M do të ishte në shkelje të nenit 8 “për të drejtën e respektimit të jetës private dhe familjare”.

Kështu, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Federale Administrative në Zvicër, për të mos i zgjatur lejen e qëndrimit kosovarit, i cili ishte dënuar me 2 vjet e tre muaj burg për një përdhunim të kryer 2003.

Burri nga Kosova kishte shkuar në Zvicër në vitin 1993. Pas divorcit me gruan e tij shqiptare, ai ishte martuar me një zvicerane. Pas përdhunimit në 2003, ai u dënua më dy vjet e 3 muaj burg. Në fund të gushtit, Zyra e Migracionit të Kantonit të Baselit, kishte marrë vendim që të mos ia zgjaste lejen e qëndrimit. Ndërkohë katër vjet më vonë me 22 janar të vitit 2010, Sekretariati Shtetëror për Migracionin e kishte konfirmuar mos-rinovimin e lejes së qëndrimit.

Gazeta tregon se kosovari kishte bërë një ankesë në Gjykatën Federale Administravie, e cila kishte hedhur poshtë këtë ankesë.

Gjykata Federale Administrative kishte vendosur që ti jepte kosovarit një pension të plotë nga tetori i vitit 2012, për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore.

Në vitin 2016 Pensioni i Paaftësisë i I.M. u pezullua. Që atëherë financat për të sigurohen nga fëmijët e tij, të cilet kujden për të pasi është 80% i paaftë fizikisht./Tiranapost/A.C