Aktualitet

Burri kërcënon se do vrasë me granata gruan dhe djalin

Një 40-vjeçar në Sarandë ka kërcënuar me vdekje gruan dhe djalin e tij me granata dhe lëndë të tjera plasëse.

Polciia e Sarandës bën me dije se bëhet fjalë për Kudret Pekmezi, banues në Qafë Gjashtë. Ai tashmë është arrestuar nën akuzën se për motive të dobëta ka kanosur familjarët e tij.

Gjatë kontrollit në banesë, atij i janë gjetur në cilësinë e provës materiale 2 granata ofensive, 5 ndezësa granatash dhe një sasi të vogël, e dyshuar me lëndë plasëse. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.