• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Ai nuk fal! Marsida tregon bisedat me bashkëshortin e burgosur në Gjermani


    Bashkëshorti i Marsida Qatjes nuk do ta mbyllë me kaq historinë e ndodhur në shtëpinë e saj orët e para të mëngjesit të 10 tetorit, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi.

    Ajo shprehet se lajmet e publikuara në media për një lidhje jashtëmartesore po i shkatërrojnë familjen, ndërsa tregon në një intervistë për “Open” se është në komunikim të vazhdueshëm me bashkëshortin që ka të burgosur në Gjermani.

     “Kam deklaruar se Dritani nuk ka patur asnjë marrëdhënie me mua, as Bledari gjithashtu. Më bënë një test droge dhe dola që nuk jam konsumuese, unë ushqej fëmijën me gji. Marrëdhënia me burrin tim është shumë e mirë. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq për shkak të burrit tim. Ai është serioz, nuk fal, nuk duron asgjë, nuk është tolerant dhe normalisht më ka marrë çdo një minutë duke më kërkuar si është e vërteta. Ai thotë se mediat nuk më interesojnë, por është folur kaq gjatë dhe ai nuk e di… Mediat flasin dhe nuk e kuptojnë që po më shkatërrojnë familjen. Më vjen keq për Dritanin, por ai nuk kishte asgjë për të humbur, nuk kishte as njerëz që e donin dhe as shoqëri. Unë isha me punë, me shoqëri, me familje, me punë, i kisha të gjitha dhe i humba”, thotë Marsida./ Tiranapost.al

    Bledar Toçi lihet në burg për vrasjen në Kavajë, Marsida: Por po të mos ishte ai do vdisnim të gjithë

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post