Showbiz

Burri i ëndrrave po ndahet nga gruaja pas 22 vitesh martesë

Burri i ëndrrave po ndahet nga gruaja pas 22 vitesh martesë

Aktori Colin Firth dhe gruaja e tij Livia Giuggioli njoftuan zyrtarisht mbëmjen e djeshme ndarjen. Ai dhe Livia patën një martesë 22-vjeçare që dukej e lumtur.

“Colin dhe Livia Firth janë ndarë. Mbeten të bashkuar me njëri-tjetrin për hir të dashurisë për fëmijët e tyre. Me mirësjellje kërkojnë të respektoni privatësinë e tyre. Nuk do kenë reagime të tjera mbi këtë çështje”, shkruhet në njoftimin e The Telegraph të kërkuar nga ish-çifti.

Firth u martua me Livian, producenten italiane në 1997-ën dhe sollën në jetë dy djem, pas një djali që aktori e ka me aktoren Meg Tilly.

Kurse ndarja erdhi 1 vit pas tradhtisë që Livia pati me mikun e saj të fëmijërisë.

*Ky post u përshtat nga Insider dhe është realizuar nga Fabjola Hije.