Aktualitet

Burri i Angela Martinit është boss, por kali i kuq e ka një huq

Ajo ka gjithçka që do, po paska edhe diçka që e mërzit te ai. Në një intervistë për “Revista Who”, Angela ka treguar gjithë gjërat e mira që po përjeton me të, por i është përgjigjur edhe pyetjes “A ka diçka që të mërzit nga Dragos, por që është edhe e bukur?”

“Diçka që jo se më mërzitet, por që është shumë e bukur ose e ëmbël nga ana e tij është momenti kur shqetësohet nëse diçka po shkon keq me mua. Përshembull, nëse unë filloj të kollitem ai fillon të shqetësohet shumë, më shikon nëse kam temperaturë, ose më thotë eja të shkojmë tek mjeku. Kujdeset shumë për mua dhe nëna ime e pëlqen shumë këtë gjë. Kujdeset për mua më shumë se prindërit e mi.”, tha Martini.

Shumë mirë bën që kujdeset se dashuri tregon. Vetëm se kur është i tepruar na kujton fiks prindërit. Madje akoma më keq kur i tejkalon edhe vetë ata, pra prindërit. Çdo vajzë do të mërzitej nëse burri do sillej si babai. Po kot nuk thonë: Kali i kuq e ka një huq.

Intervista në: http://www.revistawho.com/intervista/intervista-ekskluzive-angela-martini-dasma-ime-pa-plan-u-zgjuam-nje-mengjes-dhe-thame-le-te-martohemi-pjesa-1/

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]