Aktualitet

Burg për bashkëshortin vrasës nga Vlora

Burg për bashkëshortin vrasës nga Vlora

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Teodor Lerën, i cili dy ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në Vlorë. Pas krimit, 57-vjeçari preu damarët në tentativë për t’u vetëvrarë, por është jashtë rrezikut për jetën

Autori i krimit është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjikë, ndërsa gjatë kohës që po transportohej nga Vlora për në Tiranë ka folur për herë të parë duke thënë: “më morën jetën, po lëre”.

Teodor Lera është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është dënuar edhe në vitin 2017 me 8 muaj periudhë prove pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe vajzën e tij./Tiranapost/ A.C