• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Bunk’Artit iu shtua një ambient i ri, por shkoni ta vizitoni me fëmijët


    Një nga dhomat e Bunk’Art 1 është shndërruar në një sallë pasqyrash të përhershme, duke krijuar idenë e hapësirave të pafundme. Instalacioni titullohet me “Tango Down 2” dhe është realizuar nga artistit Helidon Gjergji.

    Sot u mbajt ceremonia e hapjes dhe kryebahskiaku Erion Veliaj tha se është edhe një mundësi që prindërit të reflektojnë më shumë edhe mbi lojërat elektronike, që dita-ditës po rrëmbejnë më shumë fëmijët pas vetes.

    “Kemi ardhur edhe si prindër sepse vepra tregon se çfarë fëmijësh po rrisim. Në një vend ku më parë kishim mentalitetin se druri ka dalë nga xheneti, që kush të rreh të do, tani kjo ka shkuar në një nivel tjetër, ku lojërat elektronike janë jo te druri, por te vrasjet masive dhe kjo është pak shqetësuese”, tha ai.

    Dëshira e artistit të arteve pamore Helidon Gjergji është të konfrontojë audiencën, që hyn edhe del në dhomën e veshur me pasqyra, me këta kufij realiteti. Tango Down e ka origjinën nga zhargoni ushtarak, ndërsa që prej vitit 2008 është adoptuar nga lojërat elektronike me tematikë lufte. /Tiranapost.al