Aktualitet

Bulqizë/ I riu e paralajmëroi një vit më parë vrasjen e shokut

Bulqizë/ I riu e paralajmëroi një vit më parë vrasjen e

22-vjeçari Fatjon Keta, i cili disa ditë më parë vrau me thikë shokun e tij në qendër të qytetit të Bulqizës, ka shfaqur problematika edhe më herët. Sipas mediave informative, një vit më parë i është dërguar nga Bulqiza drejt spitalit Psikiatrik të Shkodrës me ambulancën e spitalit, ku edhe ka shprehur shqetësimet e veta në raport me shokët.

Gjatë rrugës, ai është shprehur para personelit mjekësor në ambulancë me fjalët: “Do të më njohë Arlind Pasha se kush jam unë. Do të më njohë ai dhe shokët e tij”.

Pikërisht dy muaj para se të qëllonte për vdekje me thikë shokun e tij Arlind Pasha, ai ka tentuar të godasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja.

22-vjeçari Fatjon Keta njihej si person problematik, dhe ushtronte dhunë edhe ndaj familjarëve. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/e-vrava-me-vetedije-deshmia-e-pare-e-22-vjecarit-qe-vrau-shokun-ne-bulqize/

http://www.tiranapost.al/sherri-me-thika-i-merr-jeten-nje-djali-te-ri-ne-bulqize/