• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Bullgaria i thotë ‘PO’ Tiranës dhe Shkupit, ministrja e jashtme: Do ishte gabim përjashtimi i tyre


    Parlamenti Bullgar ka votuar pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me 129 vota pro dhe një abstenim, u votua që Tiranës dhe Shkupit ti çelet drita e gjelbër.

    Pas përfundimit të procesit të votimit, që pasoi diskutime në parlament, ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se mbështeste fillimin e negociatave me BE-në për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut për një srsye: Sepse përjashtimi i tyre do të ishte një gabim që mund të çonte në paqëndrueshmëri në rajon.  Edhe pse Bullgaria ka dy çështje me Maqedoninë e Veriut që i kërkon ti zgjidhë, të drejtat e minoritetit dhe ratifikimi i marrëvshjes bilaterale të 2017-ë.

    Image result for ekaterina zaharieva

    Por kujtojmë se mbetet Holanda dhe Franca dy vendet skeptike që duhet të shprehen. Pati një artikull sot nga Reuters por me burime diplomatike pa përmendur emra i cili thoshte se Franca do votonte pro hapjes së negociatave. Linku këtu / Tiranapost.al. 

    Burime diplomatike pa emër paralajmërojnë për Reuters një ‘Jo’ të Francës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]