Aktualitet

Buka e Pashkës. Si ta gatuajmë në shtëpi?

Buka e Pashkës me vezë të ziera të lyera të kuqe e ka origjinën nga ishujt grekë. Kjo traditë është përvetësuar edhe nga perëndimi dhe sot është prezente në tryezën e çdo familjeje që festoon Pashkët.

Përbërësit për një bukë Pashke

-500 gram miell gruri

-500 gram miell integral

-1 bustinë maja buke

-300 gram qumësht + 1 lugë

-1 gotë vaj

-1 vezë + 1 e verdhë

-Ngjyrues ushqimor i kuq

-Copa bajamesh për dekor

Përzieni miellrat me maja dhe kripë, më pas shtoni gradualisht qumështin, vajin dhe ujin e nevojshëm për të përftuar një masë brumi të butë, jo shumë të ngjitshëm. Ndërkohë zieni vezën për 3 minuta, në ujin në të cilin keni hedhur ngjyruesin ushqimor dhe lëreni të ftohet.

Pasi brumi të jetë fryrë, me duart e lyera me miell, zgjateni atë derisa të krijoni një formë “gjarpri”. Ndajeni në dy pjesë dhe përdridhini me njëra-tjetrën në formë gërsheti. Vendosni vezën në një hallkë të gërshetit, pastaj lyejeni sipërfaqen e bukës me vezën e rrahur me një lugë qumësht. Piqeni për gjysmë ore në 200 gradë Celsius. Në fund, dekorojeni me copa bajamesh.