SPORT

Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet, synon rinovimin me Juven

Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet, synon rinovimin me Juven

Gigi Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli as në fund të këtij sezoni kur i përfundon kontrata me Juventusin. Lajmi raportohet nga gazeta torineze Tuttosport që i qëndron shumë pranë aktualitetit bardhezi por gjithçka lidhet edhe me intervistën e dhënë nga Buffon në emisionin sportiv të Mediaset Tika Taka. “Nuk e shoh veten si drejtues, dua të luaj akoma, kur fiziku të mos më lejojë më për të zbritur në fushë do tia bëj të qartë klubit tim se koha ime ka mbaruar”. Fjalë këto të Gigi Buffon që të lënë të kuptosh se gardiani italian dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Juventusin të paktën deri në vitin 2021. Tani topi kalon në dorë të presidentit të Juventusit Andrea Agnelli por vendimi do të merret me qetësi dhe në kohën e duhur. /XH.K