Aktualitet

BSH, nuk ndryshon norma e interesit. Përfitime edhe nga TAP

BSH, nuk ndryshon norma e interesit. Përfitime edhe nga TAP

Mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit të Bankës së Shqipërisë. Është ky vendimi më i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. Ai që e konfirmoi një fakt të tillë ishte guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një deklarate për mediat ka bërë një përmbledhje të ekonomisë si dhe rezultate e arritura gjatë këtij viti. ‘Banka e Shqipërisë pret një ecuri më te mirë për vitin e ardhshëm, ndër5sa kemi pasur një përmirësim të kredive me probleme gjatë këtij viti. Këshilli Mbikqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 1.25% edhe për vitin që vjen. Gjatë vitit 2016 politikat monetare ishin të qëndrueshme, ndërsa pati një përmirësim të ekonomisë dhe ulje të borxhit publik. Kemi pasur politike stimuluese, ndërsa presim ecuri më të mirë të kredisë për këtë vit. Politika monetare luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”,tha Sejko. Më tej Sejko u shpreh se: “Inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2018. Inflacioni shënoi vlerën prej 1.9 % në muajin nëntor, duke u rritur me 0.4% kundrejt muajit paraardhës, ndërsa marrëveshja me FMN, është e suksesshme”.

TAP

Shqipëria përfiton në total 88.1 milionë euro nga marrëveshja e rinegociuar me konsorciumin “TAP”, nga 7.35 milionë përfitim që parashikohej në marrëveshjen e parë. Sipas Ministrisë së Energjisë, në marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria e mëparshme, 7.35 milionë euro do të shkonin për investime në komunitet. “Dyfishimi i investimeve në komunitetet lokale, nga 7 mln në 14 milionë euro. Kemi të bëjmë me një rishikim të periudhës së stabilitetit fiskal që është mbi 60 milionë euro që shkojnë për përfitime të shtetit shqiptar nga ky proces”, tha Damian Gjiknuri.

Marrëveshja e re parashikon 8 pika, ku përfshihen dyfishim i fondeve për trajnime në sektorin e gazit, si dhe zgjatjen e afatit të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, nga 30 në 180 ditë. Konsorciumi angazhohet të mbështesë kompaninë e re të transmetimit të gazit në Shqipëri, që të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes për gazsjellësin.