Showbiz

Brixhida Kokëdhima: Vajzat e mia do ta kenë të vështirë ta gjejnë shokun e jetës

Brixhida Kokëdhima: Vajzat e mia do ta kenë të vështirë

Brixhida Kokëdhima e ftuar tek Rudina foli për familjen, bashkëshortin e saj dhe vajzat.

“Vajzat e mia kërkojnë që të gjejnë burrin e jetës si babain e tyre. Duan t`i ngjajë Zotit Koço. Unë i them: Zgjidhni me zemër dikë që ta doni. Po ato si vajzat zakonisht duan t`i ngjajnë të atit. Kështu që vajzat e mia do ta kenë të vështirë të gjejnë shokun e jetës”, tha Brixhidë.

[caption id="attachment_327137" align="aligncenter" width="506"](Familja Kokëdhima, foto nga Google)[/caption]

Ndërkohë që Rudina ndërhyri duke thënë që Bora tashmë e ka gjetur shokun e jetës dhe Brixhida shtoi: “Po Bora e ka gjetur dhe është shumë e kënaqur”.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar intervistës së saj tek Rudina në Tv Klan