• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Britney Spears-in mund të mos e shohim më kurrë të këndojë


    Menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph, thotë se këngëtarja mund të mos performojë më kurrë në jetën e saj.

    Rudolph foli për TMZ: “Si një person që udhëheq karrierën e saj – bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojmë me të na është thënë – nga ajo që kam kuptuar është e qartë se ajo mund të mos mbajë koncertet në Vegas, jo në të ardhmen e afërt dhe ndoshta kurrë më”.

    Rudolph ka menaxhuar Spears gjatë pjesës më të madhe të karrierës së saj, nga albumi i saj i parë, “Baby … One More Time” në 1999-n.

    Së fundmi këngëtarja kaloi një krizë emocionale, ndërsa qëndroi në psikiatri për rreth 1 muaj./ Burimi Variety/ Tiranapost.al