• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    “Brexit” nuk do të ri-negociohet pas largimit të May


    Kryeministri holandez Mark Rutte paralajmëroi dje se Bashkimi Evropian nuk do të rifillojë negociatat mbi marrëveshjen e Brexit me pasuesin/en e Theresa May për Kryeministër.

    “Marrëveshja nuk është e hapur për ri-negocimin,” vuri në dukje Rutte gjatë një konference shtypi në Hagë, pak orë pas shpalljes së dorëheqjes së May, e cila dështoi tri herë që të bindë parlamentin britanik për miratimin e marrëveshjes.

    Sipas Rutte, pasiguria rreth Brexit “u rrit në vend që të refuzohet”, ndërsa ai theksoi se Holanda mbetet e përgatitur për çdo mundësi, “përfshirë skenarin e daljes pa marrëveshje”.

    Deklarata e kryeministrit holandez, është më e forta e artikuluar deri më tani nga një lider evropian. Kjo nuk duhet aspak optimiste për pasardhësin e kryeministres britanike, ku disa nga kandidaturat e mundshme e kanë shfaqur tashmë synimin për të rinegociuar marrëveshjen e May me BE.

    “Problemi nuk është Theresa May”, por kushtet e rrepta që vendos Londra për secilën marrëveshje”, tha shefi i qeverisë holandeze. /Tiranapost.al/