Aktualitet

Breshëri plumbash, shqiptari gjendet i vdekur mes Athinës

Ishte ora 22:00 e mbrëmjes të së shtunës kur një banor i zonës Menidi, kryeqyteti grek Athinë, vuri re diçka të pazakontë në një makinë të bardhë të parkuar në rrugë.

shqiptari-i-vrare

Kur u afrua gjeti brenda një njeri të qëlluar në gjoks me disa plumba, po ashtu makina e tij kishte shenja plumbash.

Menjëherë ai lëjmëroi policinë e cila e dërgoi në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Bëhet fjalë për një shqiptar, 35-vjeç, por identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur nga policia greke.

Nga hetimet e para policia thotë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh. Për nga mënyrë e vrasjes sipas medieve greke autorët kanë qëlluar barbarisht duke hequr gjithë zemërimin e tyre.