Aktualitet

Brenda shtëpisë plot flutura të Claudia Schiffer

Brenda shtëpisë plot flutura të Claudia Schiffer

Shtëpia e saj i përket stilit Tudor në shekullit të 16-të dhe brenda ka detaje speciale. Mes disa pikturave në mure qëndron ajo e Ed Ruscha në të cilën shkruhet “marry me”, “martohu me mua”. E bleu bashkëshorti i saj, producenti i filmave Matthew Vaughn kur do e propozonte për martesë. Kohë më vonë blenë edhe një tjetër që e vunë pranë saj, në të cilën shkruhej “Yes”, pra “Po”, përgjigjia e Claudia-s.

Po këto nuk janë të vetmet gjëra të lezetshme. Brenda mureve të tyre ka shumë flutura. Vazot e qeramikës me flutura të inkorporuara. Ato i ka dizenjuar vetë ajo dhe i ka prodhuar në bashkëpunim me një kompani.

a white cup with butterflies coming out of it

a blue plate shaped like a butterfly

a green and amber vase

Flutura në pjatë, flutura në vazo, flutura në gotë, flutura kudo. Disa nga fotot i ka publikuar enkas për Architectural Digest.

*Artikulli i Architectural Digest u përshtat në shqip nga Fabjola Hije