Aktualitet

Brenda orës Top Channel zëvendëson Jonidën me moderatoren e lajmeve

Largimi i Jonida Shehut nga "Pasdite në Top Channel" nuk ishte as një lajm i rremë e as një vendim i nxituar i momentit. Vetë Jonida e kontaktuar nga tiranapost.al tha se tashmë është larguar përfundimisht. Të gjendur përballë presionit të një emisioni të përditshëm, stafi drejtues i televizionit e ka gjetur zëvendësuesen tek studioja e lajmeve.

[caption id="attachment_75233" align="aligncenter" width="656"]Jonida Shehu gjatë emisionit "Pasdite në Top Channel"[/caption]

Moderatorja Juli Krisafi do të ulet sot në kolltukun e bardhë të "Pasdite në Top Channel" i lënë bosh në mënyrë të befasishme nga autorja dhe prezantuesja e programit Jonida Shehu, pas konflikteve dhe mosmarrëveshjeve me stafin drejtues.

Nuk dihet ende nëse Juli Krisafi do të luajë të dyja rolet e Jonidës apo vetëm do të prezantojë. Mbetet për t'u lexuar tek titrat e sotshme.

[caption id="attachment_131118" align="aligncenter" width="960"]Moderatorja e lajmeve në Top Channel, Juli Krisafi [/caption]

Sjellja aspak profesinale e Jonida Shehut dhe braktisja e emisionit në mënyrë të papritur janë arsyet e largimit të gazetares nga Top Channel. Për këtë arsye, zyra ligjore do të ndërmarrë rrugët ligjore në raport me të, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit”, theksohet në një njoftim të Top Channel. /tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]