Aktualitet

Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim/ Burime nga Fondi: Asnjë ditë nuk është cënuar shërbimi për qytetarët

Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim/ Burime nga Fondi:

Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim nga Fondi Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Burime nga FSDKSH bëjnë me dije se me çeljen e buxhetit të ri dhe me delegimin e kompetencave tek drejtori I komanduar, nis menjëherë pagesa e farmacive për barnat e rimbursueshme që çdo muaj I përfitojnë qytetarët.

Sipas Fondit, në asnjë moment nuk është cënuar shërbimi për qytetarët, ndërsa ngërci I krijuar me subjektet farmaceutike tashmë është zgjidhur.