Aktualitet

Brenda gardërobëve të të famshmëve, aty ku do doje të kaloje gjithë jetën

Nuk na bën fare çudi që gardërobat e VIP-ave që shkëlqejnë në çdo dalje janë po aq peferkte sa ata. Edhe koleksionet që kanë nëpër dollape mund t`i imagjinojmë. Elton John për shembull duhet të ketë shumë syze dhe në të vërtet i ka. Gjithsesi tjetër gjë është t`i imagjinojmë e tjetër t`i shikojmë.

[caption id="attachment_198540" align="aligncenter" width="458"](Në gardërobën e Khloe Kardashian, foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_198541" align="aligncenter" width="457"](Në gardërobën e Khloe Kardashian, foto nga Pinterest)[/caption]

Gardëbora dhe dollapët e këpucëve të Khloe Kardashian duken si të vëna në sallon. Me një shandan gjigant dhe mure, dysheme e dollapë të bardhë në këtë dollap do doje të kaloje gjysmën e jetën duke veshur e zhveshur këpucët.

[caption id="attachment_198542" align="aligncenter" width="420"](Në gardërobën e Khloe Kardashian, foto nga Pinterest)[/caption]

Kurse në dhomën e zhveshjes ka një shezlong të dizenjuar nga Jean-Michel Frank, për t`u ulur e për të provuar rrobat.

[caption id="attachment_198543" align="aligncenter" width="638"](Në gardërobën e Mariah Carey, foto nga Pinterest)[/caption]

Po në dollapin e Mariah Carey të shtëpisë në Manhattan ç`bëhet? Aty hyn me mend e del pa mend. Më shumë sesa gardërobë shtëpie ngjason me ndonjë butik të shtrenjtë.

[caption id="attachment_198544" align="aligncenter" width="509"](Në gardërobën e Elton John, foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_198545" align="aligncenter" width="512"](Në gardërobën e Elton John, foto nga Pinterest)[/caption]

Dhe ja mbërritëm në gardërobën e Elton John, aty ku duket si optikë syzesh. Jo vetëm që ka koleksion, por edhe i ka sistemuar bukur sa më s`ka me arkitekturë të veçantë.

[caption id="attachment_198546" align="aligncenter" width="507"](Në gardërobën e Ellen DeGeneres, foto nga Pinterest)[/caption]

Kurse në dollapin e këpucëve të Ellen DeGeneres dhe të dashurës së saj Portias, e dalloni mirë cila është ana e secilës prej tyre. Ellen ka atë me atlete, kurse Portia takat e larta./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Architectural Digest

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]