Aktualitet

Brenda dosjes së Musine Kokalarit; Çfarë i bënë asaj ish-sigurimsat në Rrëshen e Gollobordë dhe disa komunikime me miqtë

Brenda dosjes së Musine Kokalarit; Çfarë i bënë asaj

...Aq e rrezikshme ishte Musineja sa që diktatura nuk u ndal as me vitet në burgim përkundrazi tmerri i saj do të vazhdonte me internimin në Rëshen ku vuajtjet, presionet, persekutimi do ta mundonin deri në momentin që do të shuhej e vetmuar në vitin 1983. Nje numer i madh oficeresh te sigurimit, operativesh dhe bashkepunotoresh u angazhuan që ta përgjunjin atë.

Pas depozitimit të kërkesës së parë zyrtare nga familjarët e Musine Kokalarit, Autoriteti për informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit filloi kërkimet në fondet arkivore të ish-sigurimit të shtetit dhe mundi të disponoje të gjitha materialet arkivore, dosje, dokumenta, foto që adminstroheshin në këto arkiva. ky fond perben rreth 1,200 faqe material arkivor, prej te cilave 119 faqe kane qene deri sot klasifikuar si "sekret".

Sa më shumë faqe shfleton në dosjen e Musine Kokalarit aq më shumë kupton vitalitetin e saj, veçanërisht në dorëshkrimet e saj dhe bashkëbisedimet apo vlerësimet e të tretve për të.

Po citojme disa shprehje nga dorëshkrimet e Musine Kokalarit... Nga konceptet e Social.demokracise.

"Popujt fituan indipendencën kur vunë përpara cdo gjëje një ideal më të lartë se zaptuesi i vet, idealin e lirisë. Dhe kështjella e feudalizmit u lëkund dhe u shkreh që ditën që njerëzimi vuri si bazë jete punën dhe qëllim ideali drejtësinë dhe barazinë për të gjithë. Kohët provojnë se atje ku do të ketë punëtorë të shëndoshë të mendes dhe të krahut, respect për ligjin, vlerë për jetën e njeriut, vetëm atje do të ketë një shoqëri demokratike….

Ja si shprehet Musine Kokalari për lirine shtypit dhe mendimit..

"Liria e shtypit është arma e shëndoshë për zbatimin e drejtësisë që mbron barazinë e të gjithëve përballë ligjit, mos grabitjen e tokës së të varfërit që shtërngohet të marrë borxh për të larë atë që ka për një kafshatë bukë. Liria e shtypit lufton ryshfetin…

Liri mendimi është jo të mbrosh një ide ose tezë që është kundër interesit të vendit. Liri mendimi është të harmonizosh, të ndreqësh gabimet, të kritikosh me vend vetëm atëherë të kesh një ide tjetër dhe ta tregosh. Sa të kritikosh vetëm dhe të mos dish se si bëhet ndryshe do të thotë se vepron kundër interesave të të gjithëve, të mbrosh interesin personal duke përhapur ide anarshiste.

Në një letër që Bilal Xhaferri i shkruan nje miku të tij, ai shprehet për Musinene: Musinesë i thuaj se i kërkoj të falur që nuk e takova kur ika, por kisha shpresë se do të kthehesha përsëri po të më jepnin 15 ditë leje. Musineja më ka thënë se do të më shkruaj në lidhje me vërejtjet që ka për tregimin tim Si linda. Po të doj i lutem shumë të më shkruaj se kam mjaft nevojë për vërejtjet dhe sugjerimet e saj. Unë të kam thënë se ajo jo vetëm ka eksperiencë por është mjaft e mprehtë për çështje letrare, sidomos mua më pëlqen insistimi i saj për një diksion sa më popullor si dhe për një larmi gjuhësore sa më popullore në letërsi.

Dijet, kultura, largpamësia që pasqyronte Musineja shkaktonin kaq shumë tmerr tek ata, të cilët edhe në burg e mbanin të survejuar madje duke e cilësuar të rrezikshme.

Moment mjaft emocionues për të gjithë stafin e Autoritetit ishte mbërritja e dosjes formulare të Musine Kokalarit. Emocionuese sepse nisi zyrtarisht procesi i parë drejt transparences, drejt nje të shkuare të errët e cila, që me përballjen e parë ishte e dhimbshme. Emocioni dhe dhimbja vinin duke u shtuar kur nisën shfletimin e dokumentave që ndodheshin në atë dosje. Që në faqe të parë, në atë kapak të vjetëruar, një fotografi që rezatonte mirësi dhe dituri do të shoqërohej me dokumenta dhe informata, dorëshkrime origjinale dhe korrespodenca, akte dhe vendime "në emër të popullit", survejime dhe deklarime, me pjesën më kulmore e shkruar me shkrim dore, sabotatore dhe armike e popullit, të dënohet me 20 vjet burg...

Aq e rrezikshme ishte Musineja sa që diktatura nuk u ndal as me vitet në burgim përkundrazi tmerri i saj do të vazhdonte me internimin në Rëshen ku vuajtjet, presionet, persekutimi do ta mundonin deri në momentin që do të shuhej e vetmuar në vitin 1983. Nje numer i madh oficeresh te sigurimit, operativesh dhe bashkepunotoresh u angazhuan që ta përgjunjin atë. E megjithatë, ne jemi sot këtu, në 100 vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit, për të kujtuar trashëgiminë e saj, kontributin e cmuar të një personaliteti që diktatura nuk mundi ta mposhtë. Dhe kjo, jo pa arsye… Musine Kokalari bën pjesë në atë radhë intelektualësh, me të cilët populli shqiptar krenohet pamasë dhe emrin e së cilës do të mbajë nga sot e tutje edhe kjo bibliotekë.

Musine Kokalari, edhe pse e dënuar nga vetë bashkëkombasit e saj, nuk ushqeu kurrë urrejtje për ta, madje u kushtoi një pjesë të rëndësishme të shkrimeve aq të vyera, ku shpalosi idetë për një Shqipëri më të mirë, më demokratike. Musine Kokalari ishte një bijë e denjë e kombit, kujtimin e së cilës do ta nderojmë sot e në vijim, me shpresën se Shqipëria nesër do të jetë ashtu sic ajo e ëndërronte.