Aktualitet

'Brenda 14 dhjetorit Shqipëria do ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm'

'Brenda 14 dhjetorit Shqipëria do ketë Prokurorin e ri të

Është miratuar me 10 vota pro metodologjia orientuese që do shërbejë për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Dokumenti i diskutuar në Mbledhjen e KLP do lehtësojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e Kryeprokurorit. Këshilli administron deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vlerësimit/renditjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Në një intervistë për mediat kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, u shpreh se në rastin më të keq, Shqipëria, më 14 dhjetor do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Ai ka shtuar se lista do t'i dorëzohet Kuvendit të enjten.

 “Në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm”,

Ndërsa të mërkurën, do të kryhen intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

I pyetur për SPAK, Gent Ibrahimi informoi se më 25 nëntor do të bëhet gati lista me 8 prokurorët që kanë kaluar Vetingun. Më pas do të marrë kohën e vet edhe këshilli deri në fazat përfundimtare.

Diskutimet nga mbledhja: 

Anëtari i KLP, Tartar Bazaj dha shpjegime para Këshillit se nuk ka konflikt interesi me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, e cila kandidon për këtë post, sipas Ligjit nr. 9367/ 2005

“”Për parandalimi të konfliktit të interesit për personat që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të cilin mund ta pengojë të marrë pjesë në fazat të fundit të procesit e përzgjedhjes të kandidatëve  për Prokuror të Përgjithshme.

Arta Marku ka filluar procedimin e verifikimit të figurës se Bazaj për kallëzimin ndaj tij nga gazetari Artur Çani. Sipas dispozitave tranzitore, Marku mund të nisë hetimin disiplinor, por nuk ka kompetencë për të dhënë masa disiplinore.

-Marku ndërkohë ka hequr dorë nga shqyrtimi i dosjes së Tartar Bazaj duke deleguar këtë kompetencë.

-Esmeralda Keshi gjykon se mund të ketë konflikt interesi për shkak të një lajmërimi për masë disiplinore, por Këshilli arriti në konkluzionin se Keshi nuk është në konflikt interesi për shkak se është një akt administrativ i cili nuk pengon znj Keshi për të marrë pjesë në procesin e pikëzimit të kandidatëve për PP.

-Kosta Beluri ka paraqitur mendimin e tij për një hetim administrativ nisur ndaj tij, por Këshilli votoi me 10 vota pro se z. Beluri nuk ka konflikt interesi.

Për rastin e z. Bazaj nëse ka apo jo konflikt interesi, Këshilli votoi me 2 vota pro (Ibrahimi dhe Beluri mendojnë se Bazaj është në konflikt interesi) dhe 9 vota kundër.

Për rastin e Esmeralda Keshit, Këshilli votoi me 1 votë pro ( Beluri mendon se znj Keshi ka konflikt interesi) dhe 9 vota kundër.

KLP ka miratuar gjithashtu me shumicë votash projekt-aktet të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Bilbil Mete.

-Por ndërkohë në KLP nuk ka shpallur konflikt interesi Besnik Cani ish-këshilltar ligjor i Arta Markut.

KLP ka miratuar me 11 vota pro rregulloren “Për rregullat e garantimit të mbrojtjes së detyrueshme dhe caktimin mbi bazën e parimit të rotacionit të avokatit mbrojtës, nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore, në procesin penal”.

Me 11 vota pro është miratuar projekt-akti për përfundimin e procesit për ngritjen në detyrë të prokurorit Ndini Tavani, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,si rezultat i dorëheqjes së paraqitur në Këshill, siç bën me dije News 24./ Tiranapost.al E.B