Aktualitet

Bregu e gjen fjalinë e duhur për raportin me BE tek Reklama e markës franceze

'Europa është në krizë të thellë në identifikimin e filozofisë dhe angazhimit të saj në rajon. Ky është kufiri i vërtetë sot. Çfarë vjen më pas? Përgjigjen nuk e di. Por, derisa BE të jetë gati të na tregojë planet e saj për rajonin, mund t'ju them se gjëja më e mençur për të bërë është puna me dy dimensione: ndërlidhje më e fortë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal dhe reforma serioze të brendshme'. Më poshtë do të gjeni pjesë nga fjalimi i mbajtur nga Majlinda Bregu në anglisht në edicionin e 5-të të “Tirana Connectivity Forum”. 
Bregu e gjen fjalinë e duhur për raportin me BE tek Reklama e

Majlinda Bregu/ Ballkani, kjo pjesë e Evropës, ka ndryshuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, megjithatë mbetet akoma lart progresit të shpejtë.

20 vjet më parë në Sarajevë u nënshkrua Pakti i Stabilitetit. Ai bashkoi liderët botërorë në misionin për përfundimin e luftës në rajonin tonë dhe nisjen e etapës së bashkëpunimit mbi paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Sot, ai pakt është zëvendësuar nga Procesi i Bashkëpunimit Rajonal, një moto që flet me zë të lartë mbi nevojën për të qëndruar krah njëri tjetrit në një botë që ndryshon sakaq dhe nuk mund të parashikohet.

20 vjet më parë, Procesi i Asocim Stabilizimit nisi në formën e një kontrate për anëtarësim në të ardhmen, bashkë me një listë reformash të nevojshme. Prej atëherë, Kroacia është e vetmja që u bë vend anëtar i BE-së. Sot, vetëm Perëndia e di çfarë do të ndodhë me politikën e zgjerimit.

20 vjet më parë shumë njerëz që ikën prej luftës në Ballkan, u kthyen me shpresë të madhe për të ndërtuar jetën në shtëpitë e tyre. Sot shumë të rinj, 39% sipas Barometrit duan të largohen se s'kanë shpresë.

20 vjet më parë, demokracia ishte një punë në vazhdim e sipër. Sot, 70 përqind e qytetarëve të rajonit rezultojnë se nuk u besojnë qeverive, parlamenteve apo sistemit të tyre të drejtësisë, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit 2019.

20 vjet më parë pati pothuajse asnjë kompani private apo investime të huaja direkte. Sot, investimet në mbarë rajonin janë pothuajse dyfishuar. Në 10 vitet e fundit ato u rritën nga 3.6 miliardë euro në 2010 në 6.6 miliardë euro në 2018. Prania e BE-së në rajon nëpërmjet eksporteve dhe investimeve është tek 70 përqind. Edhe pse, aktorë të tjerë kanë hyrë në lojë duke mbjellë frikë, dyshim e borxhe në të njëjtën kohë që kanë qasje në energji, infrastrukturë, tregje e teknologji. Të bëhemi të guximshëm e ta themi hapur: Sa herë roli i BE-së dobësohet, dikush tjetër rri gati pas dere. Ndonëse demokracia është reformuar, për rajonin është thuajse e pamundur të përballet me kokën lart përpara angazhimit të faktorëve të jashtëm.

20 vjet më parë askush nuk fliste për axhendën e ndërlidhjes për tregëtinë, zhvillimin e teknologjisë, bizneset, axhendën dixhitale, qytetet e mençura dhe investimet në kapitalin njerëzor.

Sot, rajoni mbështet krijimin e një zone ekonomike rajonale, edhe nëse gjithçka nuk shkon siç duhet.

....

Një gjë është e sigurt: Ajo që nuk ka ndryshuar gjatë këtyre 20 viteve është perspektiva e anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian. Një forcë nxitëse përgjatë këtyre viteve, për të gjitha vendet e Bashkimit Perëndimor. Ka qenë një faktor mbizotëues në nevojën e angazhimit të vendeve me njëri tjetrin në një qasje më pozitive e miqesire, ka qenë një faktor që ka ndokuar që këto vende jo vetëm të merrem me zgjidhjen e problemeve të brendshme që ata kanë, por edhe të përballen edhe me çështje të pazgjidhura në rajon.

Europa është në krizë të thellë në identifikimin e filozofisë dhe angazhimit të saj në rajon. Ky është kufiri i vërtetë sot. Çfarë vjen më pas? Përgjigjen nuk e di. Por, derisa BE të jetë gati të na tregojë planet e saj për rajonin, mund t'ju them se gjëja më e mençur për të bërë është puna me dy dimensione: ndërlidhje më e fortë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal dhe reforma serioze të brendshme.

Së pari duhet t'ia nisim me fenomenin e largimit të trurit, veçanërisht në mesin e të rinjve. Që nga Janari do të fillojmë me zhvillimin e ideve konkrete. Shumë talente kemi humbur në emigracion dhe duhet të krijojmë kushtet që të zgjedhin të qëndrojnë. Na duhen politika dhe rregulla që i ndihmojnë ata të lulëzojnë e jo të emigrojnë. Nga ana tjetër duhet të riorganizojmë diskutimet mbi lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve në rajon. Axhenda dixhitale është gjithashtu e rëndësishme. Ne arritëm me sukses të ndërlidhim rajonin nëpërmjet Marrëveshjes Free Roaming që hyri në fuqi që me 1 Korrik të vitit të shkuar. E rëndësishme dhe e domosdoshme është që edhe të përshpejtojmë procesin e dixhitalizimit të pikave kufitare. Kjo është arsyeja përse kemi propozuar tashmë që bashkitë të jenë pjesë e Zonës Ekonomike Rajonale. Një nga problemet më të mëdha në rajon janë: ndotja e ajrit dhe ky problem nuk ka as kufi dhe as nuk ka nevojë për qasje të re që të zgjerohet. Sistemi politik i BE-së nuk ka vuajtur për pasojë të zgjerimit. Integrimi politik i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore nuk e kanë penguar reformën institucionale të BE-së dhe as kapacitetin e Bllokut për të marrë vendime, vendosur rregulla të forta dhe zbatuar ato me efikasitet. Është krejt e kundërta, zgjerimi ka pasur një ndikim disi të kufizuar në përpilimit të legjislacionit apo në kohëzgjatjen e vendimmarrjes. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes nuk ka thelluar ndryshimet ekonomike mes anëtarëve "të rinj" e atyre "të vjetër."

Axhenda e procesit të Berlinit ka treguar mjaft qartë sa thelbësore janë fondet e BE-së për të çuar përpara reformat dhe përafruar dallimet. Për shembull, mbështetja vjetore për ndërlidhjen rajonale ka kushtuar në 200 milionë Euro në asistencë teknike dhe grante investimesh nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që me 172 projekte të mbështetura, kostoja totale e investimit arrin në 18 billion Euro. Asistenca teknike e BE-së prej 1.7 milionë Euro ka mundësuar ndërtimin e 800 km rrugëve të reja, gjenerimit të 90 mW electricitet nga burime të rinovueshme, etj ndërkohë që një ndihmë shtesë pritet në vijim. Reformat dhe kapja e ritmit të BE-së shoqërohen me nevojën për mbështetje shtesë. Ndoshta, BE duhet të marrë në konsideratë një propozim të ri për rajonin që të përfshihet në mekanizmin e fondeve strukturore.

BE ka marrë pak kohë deri në muajin Maj që të merret me një qasje të re ndaj zgjerimit. Megjithatë, që të shmangen dëmet geopolitike në rajon, vendimi duhet marrë duke pasur edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në bord.

Para të gjithave duhet të pastrojmë ajrin mes nesh përndryshe ai lajmërimi i reklamës së markës French Connection: “korridori juaj ka nevojë për rimodelim”- do të na dalë përherë para syve./ Tiranapost.al.