• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Brazilianet janë specialiste depilimi. Çfarë bëkan ndryshe nga ne?


    Brazilianet po që dinë të depilohen. Atyre si i themi fjalës, u ka duk më shumë kjo punë. Po si e bëjnë?  Me dyllë bio i krijuar me bazë rrëshire pemësh dhe dyllë bletësh.

    Përse kjo është mënyra më e mirë për depilim?

    Temperatura e dyllit i hap poret e lëkurës dhe lehtëson dhimbjet sidomos në zonat delikate.

    Këtë metodë e ndjekin tashmë edhe vajzat italiane, se siç duket kanë gjetur rehatinë aq shumë të munguar.

    Po si mund ta zgjasësh efektin e këtij depilimi?

    Një ditë më parë duhet të bëhet një pastrim i mirë i lëkurës dhe ditën tjetër ajo duhet të jetë e lagur mjaftueshëm që dylli të bëjë punën e tij dhe depilimi të jetë efektiv.

    Pas këtij procesi nuk rekomandohet ekspozimi në diell dhe as hedhja e deodorantëve në sqetull, sepse përmbajnë alkool si dhe kujdes, mos shkoni që të nesërmen në pishina sepse atje ka klor që mund t`jua acarojë lëkurën.

    Dhe nuk ka problem ta përdorësh makinën ose briskun pasi ke bërë depilimin me dyll. Mund ta alternosh.

    Meqë jemi kaq afër plazhit, madje disa e kanë filluar, këto këshilla bëhen më të vlefshme.

    *Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]