Showbiz

Brad Pitt apo John Legend? Sherr portalesh për burrin më seksi në botë

Brad Pitt apo John Legend? Sherr portalesh për burrin më seksi në

Revista People shpalli dje, si çdo herë, prej 30 vitesh, burrin më të bukur në botë. Bëri lajm edhe habia dhe modestia që shfaqi John Legend, i zgjedhuri më seksi. Mirëpo pak orë më vonë Us Weekly nxori një tjetër burrë si më të bukurin e 2019-ës, Brad Pitt-in, me titull “Votuar nga ju, ky është burri më seksi në botë”. Kjo pasi kishin hapur një sondazh. People e mori personale dhe nisi një paralajmërim në adresë të Us Weekly për ta ndjekur ligjërisht këtë çështje.

Që prej 2002-shit ekskluziviteti i përzgjedhur së burrit më seksi i takon Revistën People duke qenë se e ka regjistruar në zyrat përkatëse këtë veprimtari. Ndaj edhe Us Weekly duket se u bind pasi e fshiu lajmin. Kështu në fron mbetet John Legend.

*Ky post u përshtat nga Page Six dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/burri-me-seksi-ne-bote-nuk-eshte-i-sigurt-tek-bukuria-e-tij/