• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Braçe: Bën poza me Kushtetutën në dorë, por vetëm një gjë nuk bën: Ta lexojë


    Erion Braçe, fjala në Kuvend ku diskutohet për vendimin e Metës, zhdekretin e 30 qershorit: 

    Të kërkosh në rafte e dollape që më parë ose ishin bosh ose me raki, pije, shishe, të mbash Kushtetutën në dorë, të bësh poza e të flasësh për Kushtetutën. Të komentosh mbi Kushtetutën të thuash gënjeshtra ti bësh të gjitha këto me pasion me forcë, aq sa të duket vetja i drejtë, por vetëm atë gjë nuk bën, të lexosh Kushtetutën. Po lexoj disa nga nenet pa i komentuar fare. ( Lexon disa nene të Kushtetutës).

    Sikur kaq të kishte lexuar natyrisht do kishte më tepër përgjegjësi, njoftimet se nuk janë as vendim të lëshuara publikisht. Dua të ndalëm në dy çështje, e drejta themelore për të votuar. Pushtet pa zgjedhje nuk ka, pushtet me kë të duash sa të duash pa zgjedhje nuk ka dhe nuk do ketë. E drejta e përcjellë me votë, nuk mund të pezullohet, të shfuqizohet jo e jo.

    Kjo është risia Kushtetuese që kërciti pesë ditë më parë direkt nga selia e presidentit, Krim më TË MADH, DEFORMIM më të rendë të demokracisë nuk ka.

    Precedenti i krijuar nga presidenti nuk duhet legjitimuar, Mbyllni pak sytë kthehuni në 2013, pse u kthye në zgjedhje pasi vranë? Ja këta që duan të krijojnë këtë precedent. Shfuqizuan po prapë kët,a. PS hyri në zgjedhje pa pasur njeri në KQZ. Nuk duam pushtet pa zgjedhje. Ndaj më 30 qershor, 30 qershori është datë ligjore, nuk shfuqizohet. Është e drejtë themelore. Kurrkush nuk imponon maxhorancën për krim kushtetues. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690