Aktualitet

Braçe publikon fotot e rralla me Fatos Nanon, Metën e Kryemadhin, bashkë me një mesazh për 15 janarin e 1992-shit

Braçe publikon fotot e rralla me Fatos Nanon, Metën e Kryemadhin,

Zv.kryeministri Erion Braçe kujton 15 janarin e vitit 1992, si një nga ditët më të rëndësishme të tij, kur zgjodhi të ishte i majtë që e cilëson për atë kohë një akt lirie në demokraci. Duke sjell në kujtesë katër foto, Braçe falenderon figurat e rëndësishme të Partisë Socialiste që hapën dyert dhe u kujdesën për të rinjtë që bënë këtë zgjedhje, ai një ndër tyre.

Postimi i plotë:

#15JANAR

PREJ ASAJ DITE,

NJE JETE E JETUAR SI I MAJTE!

Sot eshte thjesht zgjedhje,

por ne #15JANAR1992 nuk ishte e tille, nuk lejohej te zgjidhje majtas.

Habi ëëëë?

E vertete eshte-ishte vendosur pluralizmi, liria e te menduarit,

te shprehurit, liria e zgjedhjes,

por jo majtas;

Nuk ishte bullizem, ishte lufte!

Ndaj, zgjedhja per te qene #eurosocialist, i ri dhe i majte,

nuk ishte perpjekje per nje tjeter organizate partie,

por nje akt lirie ne demokraci!

Une i jam shume mirenjohes cdo djali e vajze qe ishte pjese ate dite e para saj deri ne 15 janar, me pas patjeter;

I jam mirenjohes cdo burri e gruaje ne Partine Socialiste qe hapi dyert dhe u kujdes per secilin nder ne duke nisur nga Fatos Nano e Servet Pellumbi, Namik Dokle e Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi e Arta Dade etj,

posacerisht, mirenjohes per disa burra qe ishin edhe me prane, marre perdite me organizimin tone,

Halil Lalaj, Ndre Legisi dhe Musa Ulqini.

Pa ta do ishte e veshtire per te gjithe,

nga Pandi, Iliri, Zela, Luzhi e deri tek cdonjeri qe beri zgjedhjen e forte ne 15 janar 1992, nje akt i ndershem lirie!

I jam pafund mirenjohes familjeve te cdo djali e vajze qe per shkak te zgjedhjes se femijeve te tyre,

u perndoq sic Hitleri perndoqi hebrenjte, nga i njejti fashist qe ben edhe sot te njejten gjueti!

Fotot;

  1. Eshte e rendesishme ta nisesh me fitore; diku mes Beratit, Kucoves, Ures e Lushnjes, pas mitingut elektoral te zgjedhjeve te para lokale te fituara prej PS.
  2. Ne nje dite si kjo, 15JANAR me nje mikprites te lindur, aq prane cdo te riu ne PS, Fatos Nanon.
  3. Nje ure drejt evropes per te majten shqiptare, atekohe kur Fressh priste e kominikonte edhe me Partine Socialiste Evropiane.
  4. Ne te parin e te fundit akt te paster besimi kur Partia Socialiste pranoi ne sistem maxhoritar nje liste me te rinj eurosocialiste te cilet i kandidoi per deputete ne zona njeemerore;

Une njeri nder ta!

Une e nisa keshtu dhe me #15JANAR

#MIRENJOHES

https://www.instagram.com/p/B7VNWIgHVoi/