Aktualitet

Braçe: Ndërtuesit që kanë bërë shkelje ta paguajnë vetë dëmin, ndryshe do paditen

Braçe: Ndërtuesit që kanë bërë shkelje ta

Zv.kryeministri Erion Braçe tha se ndërtuesit që kanë bërë shkelje të ndryshme me projektet e banesave duhet ta paguajnë vetë dëmin e shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. I ftuar në emisionin “Përballë”, Braçe u shpreh që nëse nuk rregullimet nuk bëhen nga vetë ndërtuesit, do të paditen penalisht.

Pjesë nga intervista:

Lutfi Dervishi: Deri tani duket se shteti po paguan çdo gjë, a ka ardhur koha që të paguajnë personat përgjegjës që kanë ndërhyrë nga themelet te tarraca?

Erion Braçe: Ka kaluar koha totalisht. Këta duhet detyruar që t’i paguajnë vetë zgjidhjet teknike për t’i rikthyer sigurinë banesave, duhet të mbajnë dhe përgjegjësi penale për atë që kanë bërë. I ke parë muret që kanë rënë në pallate? Janë bërë shkelje për të marrë para. A e dini sa fiton një pallat me 100 familje? 200 mijë-300 mijë euro. A e kuptoni se çfarë janë këta monstrash se çfarë bëjnë për të fituar para. Ta bëjnë këta tani në Durrës dhe Tiranë, Institucioni i Investimeve kanë parë protokollin dhe do t’u jepet në dorë projekti atyre që kanë bërë shkelje sesi duhet ta ribëjnë me paratë e tyre.

Dervishi: Po nëse nuk e bëjnë?

Braçe: Nëse nuk e bëjnë është kallëzimi penal për secilin prej këtyre./ Tiranapost.al