Kryesore Politikë Te gjitha

Braçe: Lulzim, kur vodhe 200 mln € nuk dole para drejtësisë se të dhimbte barku. Ne po kërkojmë vetëm prova


Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me çështjen Tahiri. Ai shkruan në facebook se PD kur ka pasur raste të ngjashme, si ai i hetimit të Lulzim Bashës për vjedhjen e 200 milionë eurove, bënte çdo gjë për mos të shkuar para drejtësisë. Ndërsa PS sot kërkon prova, të vërtetën dhe drejtësinë.

Më poshtë statusi i erion Braçes drejtuar Lulzim Bashës: 

Lulzim!

Ti refuzove te gjykohesh per nje akuze te kopsitur, shpike ceshtje dhe ju drejtove gjykateses Hajdari, duke uleritur se provat dhe aktakuza ndaj teje, per vjedhjen 230 milione dollare, u paraqiten jashte afateve procedurale-sipas teje.

Nuk i more ne dorezim ti provat e aktakuzen dhe, keshtu shpetove, nga gjykatesja Hajdari, gjykate me gjykate deri tek e larta.

Ti mund te genjesh Fevziun-aq di ai, por nuk mund te genjesh kerkend tjeter.

Ishin dy gjyqe ne Gjykaten e Larte, i pari-ai qe hape ti me gjykatesen Hajdari, i dyti-ai qe hapi prokuroria dhe ishte gjyq themeli.

Tek i pari ti u paraqite.

Tek i dyti ty te dhimbte barku, keshtu thote raporti ne dosje.

Gjithnje:

Për të refuzuar provat se ishin paraqitur jashtë afati.

Kurse te kjo seanca qe te gjithe po shohin e degjojne, por kerkohet vec nje gje:

Proooovaaaat!

Nuk dënohet kush në këtë vend se dua unë, do ti, Sali Berisha dhe cilido tjetër.

Dënohet vetëm mbi bazë provash!

Ato qe per ty ishin uleritese, por ti i refuzove se ti dhane disa minuta me vonese-sipas teje gjithnje./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

Screenshot i statusit të Erjon Braçes

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *