Politikë

Zv/kryeministri për Veliajn: Na duhet ai kandidat për Tiranën

Zv/kryeministri për Veliajn: Na duhet ai kandidat për Tiranën

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe thotë se Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranë. Në një intervistë në emisionin #Përballë me gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH, zëvendëskryeministri Braçe tha se Veliaj e meriton një mandat të dytë në krye të Bashkisë më të madhe në vend.

“Ne jemi në një proces shumë të rëndësishëm. Të jesh i bindur se nuk do të cedoj as në këtë pikë, nga thënia e mendimit tim. Jemi një parti politike, dhe duhet të jemi të barabartë apo të baraslarguar nga çdo kandidat i mundshëm. Me një fjali, për mua Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për kryetar të Bashkisë së Tiranës”, u shpreh Erjon Braçe. /Tiranapost.al/