Aktualitet

Botës time i erdhi fundi/ Krimet çnjerëzore në Myanmar. Ja çfarë zbulon Amnesty International

"Fëmijët e mi ishin me mua. Ata i goditën. Shafi, djali im dyvjeçar, u godit rëndë me një shkop druri dhe ndërroi jetë.  Tre nga fëmijët e mi u vranë. Të gjitha gratë i zhveshën lakuriq ... Ata kishin shkopinj shumë të fortë prej druri. Na goditën në kokë, për të na bërë të pafuqishme. Pastaj filluan të na godisnin në çdo pjesë të trupit".

Amnesty International ka akuzuar forcat e sigurimit të Mianmarit për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit, pasi mijëra gra, burra dhe fëmijë të komunitetit Rohyinga kanë ikur nga vendi me histori të tmerrshme për të rrëfyer. Në një raport të lëshuar nga Amnesty International përmenden dëshmitë e 120 burrave dhe grave Rohingya të cilët kanë ikur në Bangladesh javët e fundit, pjesë e një eksodi të njerëzve që largohen nga masakra e përgjakshme e ushtrisë. 30 mjekë, punonjës, gazetarë dhe zyrtarë të Bangladeshit u intervistuan gjithashtu për studimin me titull "Botës time i erdhi fundi", Amnesty iu referua imazheve satelitore, si dhe pamjeve dhe videove të tmerrshme në terren.

Amnesty tregon disa nga mizoritë më të mëdha  të kryera në Min Gyi, ose Tula Toli, një fshat i identifikuar si vendi i  masakrës brutale pasi forcat ushtarake morën pushtetin që me 30 gusht. Të gjitha dëshmitë tregojnë se mijëra gra, burra dhe fëmijë të Rohingya-s kanë qenë viktima të një sulmi sistematik, që përbëjnë krime kundër njerëzimit". Në këtë fushatë të orkestruar, forcat e sigurisë të Myanmar janë hakmarrë brutalisht në të gjithë popullsinë Rohingya të shtetit të Veriut Rakhine, në një përpjekje të dukshme për t'i përzënë përgjithmonë nga vendi.

Këto mizori vazhdojnë të ushqejnë krizën më të keqe të refugjatëve në rajon prej dekadash.  Tirana Hassan, drejtoreshë në sektorin e krizave, Amnesty International thotë: ‘Ekspozimi i këtyre krimeve të hidhura është hapi i parë në rrugën e gjatë drejt drejtësisë. Ata që janë përgjegjës duhet të dënohen, "shtoi ajo, duke përmendur në mënyrë specifike gjeneralin  Min Aung Hlaing, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar trupat e tij nga kryerja e mizorive. I shtypur prej dekadash, Rohingya, me pakicë myslimane u detyrua të arratisej pasi ushtarët nisën një kundërsulm masiv në të gjithë shtetin Rakhine,  janë regjistruar rreth 30 sulme të koordinuara nga militantët në poste ushtrie më 25 gusht. Mianmar ka bllokuar mediat dhe agjencitë kryesore të ndihmës së Kombeve të Bashkuara që veprojnë lirisht në Rakhinë dhe imazhet satelitore të sapo lëshuara nga Human Rights Watch tregojnë se të paktën 288 fshatra janë shkatërruar pjesërisht ose tërësisht nga zjarri në shtetin e veriut Rakhine.

Image result for Rohingya crisis

Një grua e intervistuar, Shara Jahan, 40 vjeçe, burri dhe djali i të cilës u qëlluan dhe u vranë, tregoi se si ishte bllokuar në shtëpinë e saj, për shkak të zjarrit. "E ndjeva zjarrin që po përhapej në rrobat e mia. Shpëtova nga një tenxhere që e kisha mbushur me ujë për të zier orizin”.

Nur Asha with a photograph of the sons she lost in Myanmar.

Një grua të cilës i kanë vrarë fëmijët.

Ndërsa një grua tjetër tregon fytyrën e saj me plagë nga diegia.  Amnesty i referohet një eksperti mjekësor mjeko-ligjor që tha se djegiet janë të shkallës së dytë ose të tretë. Duke iu referuar Statutit të Romës, një traktat që themeloi Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Amnisty  tha se kishte dokumentuar të paktën gjashtë krime kundër njerëzimit. Ato përfshijnë vrasjen, dëbimin dhe zhvendosjen me forcë, torturën, përdhunimin, persekutimin bazuar në baza etnike dhe fetare, duke përfshirë djegien e shtëpive dhe akte të tjera çnjerëzore siç janë mohimi i ushqimit dhe dispozita të tjera. Amnesty tha se dëshmitarët okularë përfshinin vazhdimisht njësi të veçanta, duke përfshirë Komandën Perëndimore të Ushtrisë Mianmar, Divizionin e 33-të të Këmbësorisë dhe Policinë e Gardës Kufitare. Një grua, të cilën Amnesty nuk e ka emëruar, tha se ushtarët u morën paratë dhe pasurinë e tyre dhe më pas i rrahën gratë me një shkop prej druri.

Shara Jahan, who has burn marks on face and arms.

"Fëmijët e mi ishin me mua. Ata i goditën. Shafi, djali im dyvjeçar, u godit rëndë me një shkop druri dhe ndërroi jetë.  Tre nga fëmijët e mi u vranë. Të gjitha gratë i zhveshën lakuriq ... Ata kishin shkopinj shumë të fortë prej druri. Na goditën në kokë, për të na bërë të pafuqishme. Pastaj filluan të na godisnin në çdo pjesë të trupit". Amnesty International kërkon reagim të menjëhershëm nga situata. Tiranapost.al E.B

Image result for Rohingya crisis