Sport Te gjitha

Botërori 2026! FIFA publikon listën e shteteve me votat, ja për kë e hodhi Armando Duka


Pak orë më parë publikuam lajmin se anëtarët e FIFA-s kanë zgjedhur, sigurisht me vota që Botërori i vitit 2026 të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërkohë që vendi kandidat që humbi ishte Maroku. Së fundmi është zbuluar se për kë ka votuar Shqipëria, më saktë presidenti i FSHF-së Armando Duka. Vota shkoi për Marokun, FIFA ka bërë transparente çdo gjë, duke treguar votat e secilit vend anëtar. Procesi i votimit u mbajt në Moskë dhe ‘tre vendet bashkë’ morën 134 vota ndërsa Maroku mori 65. Kujtojmë se presidenti amerikan Trump kërcënoi se nëse anëtarët nuk do hidhnin votën për vendet e Amerikës së Veriut, Amerika nuk do mbështeste këto vende në të ardhmen. E njëjta histori ka ndodhur edhe me rezolutën e OKB-së për statusin e Jeruzalemit, ku vota shqiptare ishte kundër sugjerimit të Trump, që Jerusalemi të shpallej kryeqyteti i Izraelit, dhe kërcënoi se do hiqte fondet për vendet që nuk votojnë si Amerika.  Mesa duket kjo ka ndikuar dhe në vota, një fitore bindëse, edhe pse Shqipëria votoi për Marokun. Zyrtarë të FIFA-s thonë se Botërori 2026, do jetë eventi më i madh i parë ndonjëherë, e ndërkohë që mediat ia venë emrin  e World Cup të vitit 2026; “The United”./Marrë nga faqja zyrtare e FIFA, përgatitur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Armando Duka në Facebook

Votimi i Rezolutës për statusin e Jeruzalemit

FIFA e vendosi: Kupa e Botës 2026 do jetë ‘United’