Aktualitet

Me botën mbi shpinë dhe shallin e San Lorenzos, Papa Françesku feston 81-vjetorin

Qirinjtë e ditëlindjen sot Papa Françesku do t’i fikë mbi një tortë të dizenjuar nga artisti mural Maupal (Maurizio Pallotta), i cili është i njëjti që ka dizenjuar edhe dy muralet e famshme që e paraqesin Papën si Superman.

Në imazhin qendror të tortës, Bergoglio mban mbi shpinë një botë të ndarë më dysh, por që me anë të qepjes mbahet akoma e bashkuar. “Përfaqëson ndarjet që vetëm Papa Françesku mund t’i shërojë. Në dorë shtrëngon një valixhe, si ajo që mban zakonisht në udhëtimet jashtë vendit me mbishkrimin “valores” prej nga del edhe shalli i ekipit të tij të preferuar, San Lorenzo”, sqaron dizenjuesi i tortës.

Urimet për Papën kanë ardhur edhe nga presidenti italian Sergio Mattarella, që thekson rolin e patjetërsueshëm të Papës në bashkimin e popullit italian dhe aktivizimin e tij në ngjarjet më të nxehta të ditëve të sotme.

Vitin e kaluar me rastin e 80-vjetorit, Bergoglio i fiku qirinjtë e ditëlindjes mbi një tortë, e cila për imazh kryesor kishte mikpritjen e emigrantëve, në veçanti të fëmijëve të Aleppos./Tiranapost.al