Lajme nga Bota

Bota shqetësohet për shëndetin e Angela Merkel pas publikimit të kësaj videoje

Bota shqetësohet për shëndetin e Angela Merkel pas publikimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel hedh poshtë shqetësimet lidhur me shëndetin e saj, pas publikimit të një videoja ku shihet se dridhet e tëra gjatë një vizite zyrtare.

Ajo është shprehur se kjo ka ndodhur pasi ka qenë e dehidratuar nga temperaturat e larta. Merkel u filmua duke u dridhur për 1 minutë teksa qëndronte gjatë një vizite të Presidentit të ri të Ukrainës, Volodimir Zelensky, para ndërtesës së saj.

Madje ajo kafshon edhe buzën, ndërkohë që nuk mund ta kontrollojë dot dridhjen e trupit. Temperatura shënon 28°C në momentin që ajo duhet të qëndronte në këmbë në momentin kur luhej muzika e himnit kombëtar.

Por pas himnit, Merkel duket disi më e qetësuar ndërsa i drejtohet me shpejtësi ndërtesës dhe përshëndet grupin ushtarak.

E pyetur nga një gazetar për shëndetin e saj në një konferencë për shtyp rreth 90 minuta më vonë, Merkel buzëqeshi: “Që nga ai moment kam pirë të paktën tre gota ujë, për të cilat mesa duket kisha nevojë dhe tani jam më mirë”.

Merkel, e cila mbush 65 vjeçe muajin e ardhshëm, buzëqeshi pasi gazetari e pyeti nëse të dridhurat ishin diçka për t’u shqetësuar, ndërsa tha se është mirë./ Burimi Daily Mail/ Tiranapost.al

Dokumenta bashkëngjitur