• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP top

    Bota nuk do gjejë qetësi derisa Blerina të lyhet


    E njëjta botë që kryqëzon vajzat që kanë bërë buzët, gjoksin, vetullat e qerpikët, që dalin me rroba banje në plazh, që veshin fustane të shkurtër, që puthen me të dashurin. I shajnë e i nëmin nga mëngjesi në darkë dhe predikojnë bukurinë e brendshme, atë shpirtëroren pra! Vetëm se nuk kënaqen as kur një tjetër vajzë preferon të mos ketë faqen e zakonshme të bukuroshes së Instagramit, por të ndajë pjesë të punës së saj, të familjes, të jetës së shëndetshme, siç bën Blerina Bombaj. Këto mirë bën që i bën por komentuesit në faqen e Blerinës nuk janë dakord që ajo të dalë pa lyer nëpër foto. Para ca kohësh madje e këshilluan të hiqte vetullat, kurse komentet për grimin janë të zakonshme.

     

    Sot, madje, diskutimi që plasi në faqen e saj me disa ndjekëse që i kërkonin medoemos Blerinës të lyhej, siç edhe mund ta keni lexuar më lart, u bë lajm në një portal.

    Blerina u përpoq shumë të shpjegonte se kjo ishte zgjedhja e saj, stili i saj, por jo. Publikut nuk i bëhet vonë se si del ajo në punë, në shtëpi a në rrugë. Para publikut duhet të dalë si zonjë, pra e lyer dhe në këtë pikë nuk ka diskutim.
    Shkurt, të jesh figurë e njohur duhet të jetë hall më vete. Ec e gjej si të do publiku, të lyer a të palyer!


    Gjithsesi, Blerina Bombaj e ka bërë zgjedhjen e vet. Në një botë plot me Kardashianë, ka vendosur të jetë një Meryl Streep. “Çështje shijesh. Secili gjen veten në një model të caktuar ose diku afër”, ka shkruar. Sigurisht shumë ndjekës të saj që janë bërë pjesë e debatit e kanë mbështetur, por le të presim foton e radhës pa grim të Blerinës. Kushedi sa të pakënaqur do t’i kërkojnë llogari për buzëkuqin.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690