SPORT

Borussia pranë brazilianit 50-milionësh

Borussia pranë brazilianit 50-milionësh

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund Michael Zorc ka mohuar marrëveshjen me talentin brazilian Pedrinho, thashethemet për transferimin e tij në Bundesliga vazhdojnë.

Sipas një raporti të Globo Esporte, Borussia kishte arritur akordin me sulmuesin Pedrinho. Braziliani aktualisht luan te Corinthians dhe ka një klauzolë 50 mln euro.

Por sipas raportit, BVB ka ofruar gjysmën e shumës, pra vetëm 25 mln euro. Braziliani thuhet të favorizojë ekipin gjerman në vend të Real Madrid dhe Barcelona-s, për shkak se do të kishte më shumë hapësira.

Talenti thuhet të ketë rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Dortmund.

Borussia preferon të transferojë lojtarin që në janar, duke parë se Christian Pulisic do të largohet nga klubi në muajt e ardhshëm. /XH.K