• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Boris Johnson ka një plan sekret për Brexit


    Plani sekret i Boris Johnsonit për brexitin sipas disa

    Mediat britanike thonë se Borsi Johnson ka një plan sekret për Brexit, dhe sipas tyre, ai synon ta mbyllë parlamentin për 5 javë. Kështu, kryeministri i Britanisë kërkon t’ua ndalojë me çdo kusht ligjvënësve shtyrjen e shkëputjes nga BE-ja, e parashikuar të ndodhë në 31 tetor.

    “The Oberserver” shkruan se zotëron një email të shkruar këto 10 ditët e fundit e të dërguar në Downing Street, ku shihet qartë se Johnson kërkon këshilla mbi ligjshmërinë e mbylljes së Dhomës së Komuneve.

    Udhëzimi fillestar që jepet është se në kuadrin ligjor, iniciativa konsiderohet e mundshme, e do të rrëzohej vetëm nga një kërkesë dërguar gjykatave nga deputetet anti-brexit. Ligjvënësit britanike të cilët e kundërshtojnë largimin nga Bashkimi Europian reaguan me zemërim ndaj këtyre raporteve.

    Mbylljen e Dhomës së Komuneve, ata e shohin si sfidë ndaj demokracisë dhe një gjest krejtësisht të papërgjegjshëm. Duket se pakënaqësi ka edhe mes disa konservatorëve që e pëlqejnë qëndrimin në bllokun europian.

    Dhoma e Komuneve rinis punën në 3 shtator, dhe një mbyllje 5 javore do t’ia ndalonte asaj aktivitetin deri në 17 tetor, kur do të ishte ndërkohë tepër vonë për të frenuar Brexitin. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690