• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Boris Johnson: Britania nuk do largohet nga BE pa marrëveshje


    Teksa ka nisur fushatën e tij si kandidat për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson thotë se ai nuk synon të largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje. Sipas tij, largimi pa marrëveshje në tavolinë do të ishte mënyrë vitale e të negociuarit, pot Mbretëria e Bashkuar mund të bëjë më shumë.

    “Vonesa nënkupton humbje”, ka thënë ai, duke përmendur se Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet patjetër nga BE-ja më 21 tetor.
    Por sipas kancelarit të Partisë Konservatore, Philip Hammond, një gjë e tillë është e pamundur.

    Johnson po konsiderohet kandidati kryesor në garën për kryeministër të Britanisë, pas dor, pas dorëheqjes së Theresa May.

    Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, por fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit. /Tiranapost.al/