• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Bora Zemani flet më në fund: Vinin e quaj gabimin më të bukur të jetës


    Për herë të parë, Bora Zemani ka folur për ndarjen nga Vin Veli. E ftuar te Ermali ajo tregoi se të bërit nënë herët, në moshën 22-vjeçare, ishte arsyeja e ndarjes nga Vini. Marrë shkas nga përgjigja e saj, Ermali e pyeti nëse ishte penduar për këtë gjë. “Jo, nuk jam penduar. Nëse do ta quaja gabim, Vini do të ishte gabimi më i bukur i jetës sime. Po të kisha njëmijë jetë do ta përsërisja”, tha Bora.

    (Bora, Vin Veli dhe Arbori, foto nga Instagrami)

    Tregoi se ende flasin. I kanë sqaruar problemet që patën, por që lidhja ka marrë fund. Pranoi gjithashtu edhe se në Instagram ishin fshirë që në konfliktet e para që patën. Duke pohuar atë që të gjithë kishim menduar. Se s`ka aplikacion në botë që të fshin burrin nga lista e “following”.

    F.H/Tiranapost.al

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]