Nën lupën e Stela Sallakut

Bora o guxon shumë o s'guxon fare

Bora o guxon shumë o s'guxon fare

“Çdokush mund të vishet mirë dhe të shkëlqejë në ditë të caktuara, por ajo që veshin njerëzit në ditët e pushimit është më intriguese”. Alexander Wang

Bora Zemani është shumë tërheqëse, ka tipare të rregullta dhe sy kafe e errët. Flokët i mban të zeza, sepse duket që i harmonizohen dhe me lëkurën. Gjatë emisoneve ka veshje të ndryshme në stil dhe karakter me ato që mban zakonisht në përditshmëri (guximtar do thoja), ndërsa kur del shëtitje me djalin, duket si gocë e vogël. I pëlqejnë aksesorët dhe veshjet rock, pra xhaketë lëkure, bluzë me mëngë të grisura dhe atlete “Vans”. I shohim me detaje 10 veshjet që kemi përzgjedhur për sot, pesë të parat janë më interesantet.

[caption id="attachment_304807" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Look-u mashkullor i shkon shumë vajzave me tipare të ëmbla, sepse krijon një kontrast të këndshëm mes tipareve natyrale dhe veshjes. Është veshja më e realizuar e Borës, nga ato që ka ndarë në rrjetet sociale.

[caption id="attachment_304808" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Edhe për fustanin minimalist, me rripa të hollë, ndaj të njëjtin mendim si për veshjen më lart. Pra është plotësues i look-ut në tërësi, ndonjëherë është më mirë një fustan i zi, siç thotë dhe Karl Lagerfeld.

[caption id="attachment_304809" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Fundi laps ka dekoltenë tek këmba, por kompenson bluzën e cila është me jakën zero dhe mëngë të gjata. E tregojnë elegante dhe i theksojnë formën e “orës së rërës”.

[caption id="attachment_304816" align="aligncenter" width="674"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Epo mirë, se printet janë yll për paradite. Edhe pse dizajni me zogj është paksa i konsumuar nuk duket keq tek Bora.

[caption id="attachment_304817" align="aligncenter" width="785"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Bie shumë dakort me Alexander Wang kur thotë se stili i dikujt duket jashtë kamerave, në përditshmëri,  kur je i lirë të veshësh ç’të duash. Bora duket më mirë me sport se sa shumë herë të tjera kur vishet në emisione. Por do e sqaroj më poshtë.

Pesë veshjet më pak të realizuara.

[caption id="attachment_304823" align="aligncenter" width="538"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Copat brocade, (si kjo e fustanit të Borës), e kanë prejardhjen nga vitet 1700-1800. Ndoshta edhe më herët, por sipas librit “20,000 years of fashion”, (20,000 vjet modë), kjo ishte një nga copat identifikuese e familjeve mbretërore. Duket si ato copat e vjetra që kanë zënë pluhur tek sundukët e stërgjysheve. Duke qenë e tillë, nuk rekomandohet as per ekran dhe as per mosha të reja (kurrsesi për zonja të moshuara). Shkëlqimi nuk është aspak elegant, e aq me tepër i denjë për evente televizive.

[caption id="attachment_304824" align="aligncenter" width="715"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ka kaq shumë tejdukshmëri dhe dekolte, sa jam kurioze ta di materialin e përdorur. Diku më duket mëndafsh, diku velvet e diku dantellë. Supi i djathë është më i madh se përmasa e saj reale.

[caption id="attachment_304825" align="aligncenter" width="806"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Nuk e di tek cilat veshje ta kategorizoj këtë, casual? Sport? Smart-chic? Ajo prerja tek gjuri i majtë është më e vogël se kjo e të djathtit, apo e kanë bërë enkas josimertike. Mendoj se një zonjushë e cila është dhe mami, duhet ta zgjedhë pak më mirë gardërobën.

[caption id="attachment_304826" align="aligncenter" width="1120"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Një miksim mes Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian. Bora ka bukuri natyrale, dhe nuk ka nevojë të ekspozojë kaq shumë lëkurë për një emision.

[caption id="attachment_304827" align="aligncenter" width="1120"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen nuanca e fustanit dhe pjesa e bustit. Por është shumë më i shkurtër se sa e lejon ekrani./Tiranapost.al