• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 21 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Sekretet e Ildës Showbiz Të gjitha TIP top

    Bookbuilding, diçka e re po vjen në qendër të Tiranës


    “U shofshin ata që i ndërtojnë e ju që i shisni”!

    Ky ishte një nga reagimet e papritura që më ngeli në mendje për disa ditë, pasi nuk jam mësuar me shfryrjet negativiste të rrjeteve sociale.

    Gjithçka nisi me publikimin e projektit të ri “BookBuilding” që ka filluar të zhvillohet në qendër të Tiranës. Është një projekt prestigjoz që parashikon ndërtimin e 40.000 m2 ambiente komerciale, biznesi dhe banimi, të një cilësie të lartë, i cili pa dyshim do t’i japë qendrës së qytetit një pamje e fytyrë të re.

    Projekti parashikon ndërtimin e 3 objekteve me lartësi 10, 4 dhe 20 kate ku do të zënë vend me krenari zyra të administratës publike, ambiente ekspozitash dhe ngjarjesh kulturore të rëndësishme për qytetin, biznese të ndryshme që do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në dyqanet luksoze të kateve të para të këtyre ndërtesave si dhe familje shqiptare e investitorë të huaj që do të zgjedhin të banojnë në apartamentet plot dritë e pamje të pozicionuara në katet e sipërme të këtyre ndërtesave.

    Tirana po ndryshon, këtë e vëmë re cdo ditë, teksa shohim polet e reja të atraksioneve qytetare që po krijohen dhe na mahnisin të gjithëve. Ku paskan qenë këto vende të bukura! Në rrugët e trotuaret që po shtrohen sërish, këtë herë duke respektuar edhe kategori të pafavorizuara, dhe pse jo, ndërtimet e reja në disa pika strategjike të qytetit të cilat do të ndryshojnë vijën e horizontit me të cilën jemi mësuar deri tani…e si çdo ndryshim, edhe ky është pak i frikshëm, por jo përgjithmonë. Tirana po i hap dyert 20-vjeçarit të ardhshëm, investimeve edhe në fushën e real estate që mbetet, për gjithë botën, investimi më i qëndrueshëm dhe fitimprurës.

    Dihen dilemat personale dhe kolektive në këto raste. Ndërkohë që shkruaj këto rreshta, më kalojnë të gjitha nëpër mend. A duhet të ndërtohet kaq shumë në një qytet si Tirana? A duhet të jenë ndërtimet kaq të larta? Kush do të blejë? Çfarë fuqie financiare kemi ne për të përballuar këto çmime?

    Të gjitha këto dilema janë pjesë e zhvillimit që kalon çdo shoqëri për përgjigjet e të cilave ne nuk jemi të përgatitur. Do të kishim dashur që gjithë ky ndryshim në 20 vitet e fundit të kishte ardhur me një plan të studiuar mirë, që projektet e përfunduar tanimë të ishin më të bukur, që sheshet të ishin më të lirë…epo, kjo po ndodh tani. Mjafton të kalojmë midis Hotel Plaza-s dhe qendrës Toptani…gjithcka aty është më e bukur, më bashkëkohore dhe çdo prone aty afër i është rritur vlera vetëm për shkak të këtyre ndryshimeve.

    Për këtë arsye, personalisht dhe profesionalisht i gëzohem ndryshimeve dhe zhvillimit që vjen me to. Bashkë me këto ndryshime, vjen përmirësimi i cilësisë së jetesës në qytet si dhe një dukuri shumë e zakonshme për industrinë imobiliare që është rritja e vlerës së pronës, nga ato më të thjeshtat si për shembull një apartament më se i zakonshëm, tek ato më të komplikuarat, investime që njerëzit i kanë bërë në vite, në pritje të një dite si kjo. Në zonën në fjalë, çmimet e shitjes së apartamenteve shkojnë nga 1200-1300 euro/m2 2 vjet më parë, në 1700-1800 apo edhe 2200 euro/m2 (qendra Turdiu në rr. Barrikadave) në këto 2-3 vitet e fundit. Të njëjtat ndryshime kanë ndodhur edhe në zona të tjera: në rr. Myslym Shyri apartamentet janë shitur me 1200-1300 euro/m2, aktualisht për shkak të pallateve të reja që po ndërtohen aty, që janë shitur me 1600-1700 euro/m2, edhe ndërtimet e mëparshme kanë pretenduar rritje të çmimit të shitjes.

    Këshilla ime: Nëse planifikoni të blini një pronë, bëjeni TANI! Që të mos thoni pas një viti sa shumë janë rritur çmimet!!!!

    Për informacion më të detajuar kliko www.thepoint.al