SPORT

Bolonja në gjurmët e Memushajt

Ledian Memushaj, mund të mbetet në Serinë A. Jo më me skuadrën e Peskarës por me një tjetër ekip.

Sipas mediave italiane, mesfushori i kombëtares shqiptare është objektiv i Bolongës ,që kërkon një lojtar me tiparet e 30 vjecarit vlonjat për të zëvendësuar një tjetët futbollist me origjinë shqiptare, Blerim Xhemailin, i cili do të transferohet te Montreal Impact në MLS.

Do të jetë pikërisht Memushaj dhurata e parë e merkatos verore për trajnerin Roberto Donadoni, i cili e vlerëson shqiptarin për cilësitë organizative, aftësitë për të dhënë asist dhe goditur portën.