Aktualitet

Bollino: Berisha kërkon burg për 5 gazetarë

Djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur në gjyq 5 gazetarë të gazetës “Shqiptarja.com”. Sipas vetë botuesit, Carlo Bollino djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha i kërkon Gjykatës së Tiranës të burgosë pesë gazetarë.

Bollino shkruan se Berisha ka kërkuar zbatimin e Nenit 120 të Kodit Penal dhe duke evidentuar në padi që ky nen parashikon dënim deri me dy vite burgim.

Sipas botuesit padia është bërë pasi gazetarët botuan dokumentet për çështjen e CEZ, në lidhje me komisionin e ngritur, për të cilat ai nuk deshi të japë asnjë shpjegim.