Aktualitet

Bojkotoni Sanremon! Mos u tallni me gratë

Bojkotoni Sanremon! Mos u tallni me gratë

Ish ministrja e Kulturës ka postuar një qëndrim lidhur me debatin që shkaktoi në Itali deklarata e producentit artistik Amadeus, ku përveçse e quante të bukur njërën nga 10 prezantueset, kishte vlerë se ishte gruaja e një motoçiklisti të famshëm në Itali, Valentino Rossi.

Reagimi në rrjet dhe media qe i zjarrtë ndërsa ish ministrja thotë se ndihet e tronditur nga mizogjinia në vitin 2020.

Në Sanremo nga 10 prezantueset e bukura është edhe Alketa Vejsiu, por statusi i zonjës Kumbaro nuk ka për qëllim zhvlerësimin e pjesëmarrjes së prezantueses shqiptare, përkundrazi po mbron personalitetin e saj si të të 9 të tjerave.

Shënimi i plotë dhe videoja si më poshtë: 

A thua te jemi vertet ne vitin 2020 ?!? Kam gati 3 dekada qe thuajse nuk e ndjek më Sanremon, qysh kur Liria e pas viteve 90’, na dha mundesine e zgjedhjeve pertej spektaklit bardh e zi me “mizat” e antenave “kanoçe” qe na mundesonin zbulimin e festivalit te kengeve italiane, dhe pertej kengeve te Eurovizionit qe na lejonte me pikatore diktatura.

Por me trondit fakti qe ndersa muzika e arti ndjekin rrugen e tyre perpara, mizogjinia, seksizmi dhe injoranca mbajne me kokefortesi vendin e pare ne skenat popullore, per te ruajtur egzistencen e tyre permes vezullimit te xixave dhe broçkullave te injorances.

Nuk eshte thjesht nje idiot i radhes qe flet, por nje pjese e konsiderueshme e shoqerise se shekullit XXI qe fatkeqesisht zë ende nje hapësirë të madhe publike duke mbajtur peng dritat e skenes.

Gruas i kerkohet vetem te jete e bukur! Asnje merite tjeter! Sepse “grate duhet te kakarisin vetem ne kotec”, thoshte Kapedani...

Nderkohe, jam e bindur, pa i njohur, se zonjat qe ka ne krahe kane shume me teper cilesi dhe aftesi se sa vetem bukuria e tyre. Prandaj ato duhet te flasin! Do bindin me mire shoqerine! #BOJKOT

As kete vit, si ne keta 30 vjet, s’kisha ndermend te jepja nga koha ime per te ndjekur ditet e Sanremos, dhe s’besoj se jam e vetmja.

Ama, kesaj radhe do e shoqeroj edhe me thirrje per #BOJKOT !

Rruga per emancipim eshte ende shume e gjate. Dhe jo vetem ne Shqiperi!

Te pakten s’jemi vetem ne kete hall te madh.

-Festivali i Sanremos këtë vit mbahet në datat 4 deri me 8 shkurt / Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B7gT2uDAmA_/?utm_source=ig_web_copy_link