Showbiz

Bobo, ç'i ka punuar Olti Aulonës!

Bobo, ç'i ka punuar Olti Aulonës!

E ndiqni apo jo Aulonën në Instagram, kjo s'ka pikë rëndësie. Lidhjen e saj të dashurisë me palestrën e di i madh e i vogël.

Pikërisht ajo është bërë shkak sot që Aulona pikë e vrer të fshehë mërzitjen pas syzeve të diellit dhe të postojë një video ku ankohet për mëngjesin e saj pa palestër.

Kaq deshi Olti Curri, që mesa duket sonte në mbrëmje nuk kishte ndonjë gjë më interesante se Aulona.

Qahet Aulona, qahet edhe Olti, pas saj sa të këput shpirtin për ca punë turshie e groshësh. Ata që kanë kaluar andej pari po qeshin me lot nëpër komente. Edhe Aulona mes tyre. Nuk e dimë a ka më ankesa për palestrën vallë?/ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/BuMvnxwBDjB/