Aktualitet

Bluza e re e Gucci nuk është thjesht veshje, por një filozofi

‘Gucifikoni veten tuaj!’ Është ky “must-i” më i ri diktuar nga Alessandro Michelle në pasarelën e sfilatave Gucci Cruise 2018 ka prezantuar dje në Firence. Në një koleksion elektik e plot kontraste që bashkojnë qëndisje të rilindjes, motive urbane, pëlhura tapicerie, kanavaca monogramë dhe mëndafsh me lule, dantella dhe kardixhane me konture të leshta, mes të cilave bien në sy T-shirtet  reja janë bërë një mit.

Nga ‘dolce stil novo’ tek ‘dolce stil Gucci’, mund të themi, që këto t-shirte kanë fuqinë të përmbajnë në vetvete potencialin e një marke që na lejon të vetë-identifikohemi (nga Gucci—në Guccify). Sepse Alessandro Michele me bluzat e tij krijoji sloganin perfekt për komunitetin e tij të modës në mbarë botën dhe na bën thirrje për t’u ‘Guccifikuar’! Kjo do të thotë shumë më tepër se sa të veshësh një bluzë me një logo apo me një print në të.

gu1

Pershtati nga Elle/O.Zh/Tiranapost.al