Aktualitet

Blushi sherr me gazetaren në studion e Opinion: A je mirë ti?

Fotoja e Ben Blushit me Lulzim Berishën në Durrës, ka ngjallur debat në studion e emisionit “Opinion”. Kreu i Libras është përplasur me gazetaren Anila Basha.

Në disa momente deputeti i ka thënë gazetares: A je mirë ti?

Anila Basha: Tani këto janë muhabete banale.

Ben Blushi: Shiko ca thotë kjo botuesja e Rilindjes. Thotë e ke fajin ti që nuk e njeh kriminelin, e thotë nuk e ka fajin ai që e ka nxjerrë nga burgu.

Anila Basha: Unë nuk jam botuesja Rilindjes.