Lajme nga Bota

Blogerja angleze me aftësi të kufizuara jep këshilla si të gjejmë lumturinë tek gjërat e vogla

Blogerja angleze me aftësi të kufizuara jep këshilla si të

Dita Botërore e Shëndetit Mendor ishte para pak ditësh (në datën 10 tetor) ku shumë personalitete publike dhe figura botërore përcollën mesazhet e tyre duke vënë theksin se sa i rëndësishëm është kujdesi ndaj shëndetit mendor.

Jessica Kellgren-Fozard, është një blogere angleze 30-vjeçe me më shumë se 500 mijë ndjekës në kanalin e saj në Youtube. Ajo është me aftësi të kufizuara, nuk dëgjonë, është pjesërisht e verbër, vuan nga çrregullime autoimune, si dhe çrregullim nervor i quajtur HNPP.

Në një intervistë për BBC ajo tregon: “Për shkak se gjendja shëndetsore që kam është shumë e paparashikueshme, mund të zgjohem një ditë dhe të mos përdor dot këmbët. Ose, mund të çohem ditën tjetër duke vjellur’.

Këto shqetësimë për shkak të gjendjes shëndetësore e bëjnë jetën e saj shumë të vështirë, por Jessica është e vendosur që mos t’i lërë të ndikojnë në gjendjen e saj mendore.

Jessica thotë se ka gjetur çelësin e lumturisë pikërisht tek gjërat e vogla, si për shembull, blerja e një fustani të bukur, një dush i ngrohtë në vaskë, osenjë gjumë i mirë.

Jessica jeton me partneren e saj dhe dy qentë, Walter dhe Tily. Ajo ka hapur dhe një faqe në Instagram ku bisedon me ndjekësit e saj, por flet edhe për tema të ndryshme.

Ajo tregon edhe për gjërat që ndan me ndjekësit në Youtube: Për mua është ok të mos jesh si gjithë njerëzit e tjerë, e kam pranuar gjendjen time. Por rëndësi ka mirësia dhe dëshira për të ecur. Duhet të mendojmë se si të jemi më shumë produktivë, të kemi ëndrra, të mendojmë për të ardhmen, karrierë, të mendojnë edhesi të bëjmë më shumë para dhe në këtë mënyrë do jemi të lumtur.

Por ajo që unë e theksoj më fortë është: Të marrim një pauzë, të themi; unë ndihem e lodhur sot, dhe duhet të tregohem më bujare me veten ose të tipit: nuk e arrita atë qëllimin që ja kisha vendosur vetes, por  do tentoj sërish ose do merrem me diçka tjetër.

Ndër 7 këshillat e saj të lumturisë blogerja përmend: pranimin e vetes, mirësinë, vlerësimin dhe arritjet personale. Ajo thekson rëndësinë e të mbajturit kontakte në mënyrë të rregullt me njerëzit, qoftë online, qoftë të dalurit jashtë me shoqërinë dhe aoftë dashuria e shprehur ndaj njerëzve të dashur./Cosmopolitan/Tiranapost.al

https://youtu.be/sBSwJ6HOBG4