Showbiz

Blogeri i famshëm i udhëtimeve lë mendjen pas kafeneve shqiptare

Blogeri i famshëm i udhëtimeve lë mendjen pas kafeneve shqiptare

Nas Daily, kështu quhet kanali në YouTube që së fundmi ka publikuar dy video nga Shqipëria. Ndërkohë që të gjithë po shkruajnë për historinë e Dianës, burrneshës shqiptare që rrëfehet përmes videos së këtij blogeri, ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte një tjetër. Si duken kafenetë shqiptare dhe ne brenda saj? I ka përmbledhur të gjitha Nas Daily.

https://www.youtube.com/watch?v=dywO93cpBqw

“Unë nuk pi kafe, por sapo mbërrita në Shqipëri. Ky vend i vogël nuk prodhon asnjë lloj kafeje, por është vendi më numrin më të lartë të kafeneve për numër banorëshnë botë. Në çdo kthesë mund të gjesh një kafene. 18 mijë të tilla, pra 1 për 169 banorë dhe asnjë prej tyre nuk është Starbucks. Çdo filxhan kafeje kushton 50 cent dhe me këtë çmim ti mund të blesh kafe për gjithë klasën pa vjedhur asnjë bankë.

‘Jo, unë do paguaj, jo do paguaj unë. Jo se unë të kam ftuar’”, Nas Daily tregon një nga ato situatat kur ne zihemi se kush do paguajë faturën.

Në fund i përshkruan me tre fjalë kafenetë shqiptare: “Të lira, të shijshme dhe mikpritëse” dhe i fton të gjithë t`i vizitojnë.

Nuseir Yassin, blogeri që realizoi videon ndodhet ende në Shqipëri dhe deri sa të ikë kushedi ç`video të tjera interesante do realizojë.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.