Aktualitet

Bllokoi foltoren e Kuvendit, përjashtohet 10 ditë Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar me 10 ditë nga Parlamenti, lidhur me bllokimin që i bëri këtë të enjte foltores së Kuvendit, dhe rrjedhimisht edhe seancës së Kuvendit.

Mbledhja e Byrosë Kombëtare erdhi fill pas mbylljes së seancës parlamentare, me deputetin demokrat që refuzoi të largohej nga salla, pavarësisht vendimit të kryeparlamentarit Ruçi për ta përjashtuar.

Në këto kushte, Byroja Kombëtare vendosi të pezullojë për 10 ditë nga Kuvendi deputetin Noka.

Në prononcimin për mediat, Edi Paloka tha se ky është një vendim i padrejtë, që tregon edhe një herë tjetër se mazhoranca po përpiqet t’i mbyllë gojën opozitës.

“U morën dhe dënuan deputetin Noka, që kërkoi një të drejtë që ja jep rregullorja. Fakti që është rasti i tretë që përsëritet, për ne nuk mund të jetë më rastësi. Gramoz Ruçi po zbaton urdhërat e Ramës.  Hap pas hapi do të shihni që kjo lojë e Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës ka sjellë dy seanca të bllokuara.” tha Paloka E.C/ Copyright TiranaPost.al